Napoli po mendon goditjen e madhe

Futboll

Napoli po mendon goditjen e madhe

Më: 23 mars 2023 Në ora: 17:48
Roberto Firmino

Sezoni ka hyrë në fazën e tij vendimtare, por pavarësisht kësaj, tashmë disa klube duket se janë të projektuara drejt merkatos së verës në funksion të sezonit të ardhshëm.

Mes tyre është edhe Napoli i Luciano Spalletti-t, që, pavarësisht dominimit absolut në kampionat, tashmë po planifikon nënshkrime të reja të mundshme.

Reparti që drejtuesit e Azzurrëve synojnë të përforcojnë është sulmi, duke pasur parasysh largimin e mundshëm të golashënuesit më të mirë Serisë A, Victor Osimhen.

Në fakt, sulmuesi nigerian është i kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës dhe për këtë klubi nga Campania nuk ka ndërmend të kapet i papërgatitur.

Siç u përmend, Napoli tashmë duket se po planifikon merkaton verës përpara sezonit të ardhshëm.

Sulmuesi i madh i identifikuar nga Napoli për të forcuar repartin e tyre të avancuar është Roberto Firmino, braziliani i Liverpool-it.

Kontrata e sulmuesit, i cili ka bërë 29 paraqitje këtë sezon, duke shënuar dhjetë gola, do të skadojë në qershor dhe, duke përjashtuar surprizat e bujshme, do t’i thotë lamtumirë Anfield.

Braziliani në fakt tundohet nga ideja për të provuar eksperienca të reja, me të ardhmen e tij që mund të jetë në Itali.

Sipas raportimeve të gazetës angleze The Sun, Napoli ka avantazhin për të siguruar paraqitjen e brazilianit.

Megjithatë, kushti për të përfunduar negociatat është largimi i një sulmuesi mes Osimhenit, Simeones dhe Raspadorit.

Nigeriani mund të jetë lojtari që mund të sakrifikohet, pasi ka përfunduar në listat e klubeve më të mëdha europiane gati për të bërë çmenduri për ta rrëmbyer nga napolitanët.

Merkato e verës duket gati të fillojë, me Napoli-n që po studion një strategji për t’i dhënë vetes goditjen e parë të madhe për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat