Legjendat bëhen bashkë në përkrahje të Kosovës

Futboll

Legjendat bëhen bashkë në përkrahje të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:40
Nga e majta Ramadan Cimili, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi, Edmond Rugova dhe Agim Cana.

Kombëtarja e Kosovës është para sfidës së madhe në Tel Aviv kundër Izraelit, në ndeshjen e parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Ish futbollistët e Gjeneratës së artë të Prishtinës, Ramadan Cimili, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi, Edmond Rugova dhe Agim Cana, sot u bënë bashkë dhe diskutuan për futbollin veçmas për sfidën e Kosovës. 

Legjenda i japin përkrahje të madhe djelmoshave tanë që sot (18.00) do të luajnë ndeshjen dhe besojnë e shpresojnë se do të kthehen të pamposhtur.

“Më mbështetje të Kosovës dhe kryetarit Agim Ademi”, thotë Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat