Juventus dhe Ronaldo, lojë për 20 milionë euro

Futboll

Juventus dhe Ronaldo, lojë për 20 milionë euro

Më: 26 mars 2023 Në ora: 19:08
Ronaldo

Në pritje të seancës së parë dëgjimore e parashikuar për t’u mbajtur të hënën (27 mars), hetimi i Prokurorisë së Torinos në lidhje me llogaritë bankare dhe xhirimet e bëra nga Juventusi kanë pasuruar me një kapitull të ri ku në qendër është Kristiano Ronaldo.

Gjithçka lidhet me pagesat e klubit torinez në sezonin 2020-2021. Sipas asaj çfarë ka bërë me dije “Gazzetta dello Sport”, kjo referuar dosjeve të depozituara nga gjykata, risia e radhës ka të bëjë me një përgjim, ku komunikojnë mes tyre ish-drejtuesit i Juventusit, Federiko Kerubini, krahu i djathtë i tij Paolo Morganti dhe avokati Çezare Gabasio, të cilët në një komunikim mes tyre i referohen sulmuesit portugez.

Ka qenë gazeta italiane në fjalë, e cila ka siguruar dhe zbërthimin e komunikimit mes ishfunksionarëve të Juventusit dhe që mendohet se mund ta vendosin edhe më në vështirësi klubin bardhezi.

Më 20 prill të vitit 2021, Garbasio shkruan: “I pari që është shprehur i gatshëm për të firmosur është Kristiano Ronaldo”.

Tri ditë më vonë ka qenë Morganti, i cili ka ndërhyrë në komunikimin në grup, duke shtuar: “Kristiano ka firmosur. Kam një kopje të të gjithë dokumentacionit”.

Komunikimi mes tyre në grup mbyllet me Kerubinin, i cili nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për marrëveshjen e arritur. “Më vjen mirë!” Ata që po hetojnë atë çfarë po ndodh te Juventusi janë të bindur se këto shkëmbime mesazhesh i federohen asaj që njihet si çështja “Ronaldo”, ose ndryshe marrëveshja mes klubit italian dhe Kristiano Ronaldos e lidhur me lëvizjen e dytë të pagesave të bëra nga Juventusi.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, dokumenti mendohet se është gjetur në zyrat e avokatit Restano, por pa vulë! Avokatët e portugezit e kanë mohuar gjithnjë që Kristiano të ketë firmosur një kontratë me klubin bardhezi.

Sipas përfaqësuesve të tij, firma i referohet vetëm heqjes dorë nga 4 pagesa me premtimin që të ardhurat do t’i rifitojë në sezonet pasuese.

Por siç bëjnë me dije mediat italiane, edhe pse ka një marrëveshje të tillë, portugezi ende nuk ka marrë ato çfarë i takojnë nga kontrata me klubin bardhezi. Bëhet fjalë për gati 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat