Dëmtohet Calhanoglu, trajneri i Interit kthen sytë nga Asllani

Futboll

Dëmtohet Calhanoglu, trajneri i Interit kthen sytë nga Asllani

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:54
Calhanoglu, Inzaghi e Asllani

Ndeshjet e kombëtareve lënë pasoja për disa futbollistë, teksa kthehen të dëmtuar në klubet e tyre.

I tillë është edhe rasti i Hakan Calhanoglu, i cili për të paktën ndeshjen e radhës së Interit kundër Fiorentinës nuk do të jetë i grumbulluar.

Mesfushori turk është në dyshim edhe për sfidën në Kupën e Italisë kundër Juventusit mesjavën e ardhshme.

Kjo detyron trajnerin Inzaghi të kthejë sytë nga Kristjan Asllani, i cili kohët e fundit nuk është preferuar.

Me shumë mundësi mesfushori shqiptar do të jetë titullar në sfidën e fundjavës në shtëpi, një mundësi e mirë që Asllani të tregojë edhe njëherë sesa vlen, sidomos në këtë pikë të sezonit, ku Inter lufton në të tre frontet, kampionat, kupë dhe Champions League.

Asllani luajti për 76 minuta për ekipin kombëtar ndaj Polonisë, duke u vlerësuar me notën 6.6.

Ai u duk në formë dhe bëri një paraqitje të mirë, duke dhënë sinjale të forta edhe Inzaghin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat