Asnjë alarm për titullarin e Juventusit

Futboll

Asnjë alarm për titullarin e Juventusit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 13:48
Juventusi

Te Juventusi ishte ndezur alarmi se Filip Kostiç ishte kthyer i “thyer” nga ndeshjet me kombëtaren.

Por alarmi i ngritur, pasi anësori ofensiv ishte kthyer në Torino, përpara kohe nga grumbullimi, bëri që trajneri Alegri të mbante frymën për të pazëvendësueshmin e tij, edhe pse në fund të gjithë mund të qëndrojnë të qetë.

Kjo, sepse analizat kanë konfirmuar se 30-vjeçari nuk ka asnjë tërheqje apo lodhje muskulore, kështu që është gati për ndeshjen e radhës në fundjavë, kundër Veronës, në kampionat.

Për sfidën në fjalë në dyshim mbeten Federiko Kieza dhe Leonardo Bonuçi, ndonëse edhe në rastin e sulmuesit, rezonanca tregoi se nuk ka asnjë ndrydhje ligamentesh të gjurit të operuar 1 vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat