Messi do një tjetër Kupë Bote!

Futboll

Messi do një tjetër Kupë Bote!

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:25
Lionel Messi

Suksesi në Botërorin 2022 i ka dhënë fund edhe makthit të madh të karrierës së Lionel Messit, i cili tashmë ka fituar thuajse çdo gjë të mundshme në futboll.

Por me sa duket, ai triumf në Katar i ka shijuar aq shumë sa “Pleshti” tashmë kërkon që ta përsëritë edhe një herë.

Sipas mediave spanjolle, plani i tij për të ardhmen sheh pikërisht nga Botërori 2026, kur mendon se do të jetë edhe fundi i karrierës së tij.

Iberikët janë të bindur se ky vendim i jep fund ëndrrës së tifozëve të Barcelonës për ta parë edhe një herë me fanellën e tyre, pasi ai po planifikon edhe një tjetër sezon te PSG.

Më pas, karrierën do ta vazhdojë deri në vitin 2026 në SHBA, në kampionatin amerikan, për të përgatitur sa më mirë pjesëmarrjen në Kupën e Botës e cila zhvillohet pikërisht në këtë vend. Kështu, ai do të mbyllte karrierën në moshën 39-vjeccare dhe në rast të një suksesi, do të bënte daljen perfektë nga skena e futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat