Evra: Ma ka thënë Dani Alves

Futboll

Evra: Ma ka thënë Dani Alves

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:47
Dani Alves

Patrice Evra është shprehur në lidhje me Paris Saint-Germain.

Klubi francez është eliminuar përsëri në fazën e 1/8-ave të Champions League, pavarësisht yjeve të shumtë që ka në përbërje.

Ish-lojtari i Juventus-it dhe Manchester United ka zbuluar një bisedë që ka zhvilluar me Dani Alves, lojtar i PSg-së nga viti 2017-të në vitin 2019-të. Evra ka thënë për RMC Sport:

“Ka vetëm një problem në Paris: shtrihet tapeti i kuq për të gjithë”, ka shpjeguar Evra.

“Shkon atje, disa lojtarë nuk kanë luajtur as dhjetë ndeshje në Champions League…

Ka qenë Dani Alves që më ka thënë në atë kohë:

“‘Dëgjo Pat, nuk do ta fitojnë kurrë Champions League. Shkojmë atje dhe trajtohemi menjëherë si yje rroku. Në shkallët e stadiumit nuk shikon tifozë, por Kardashians me shokë.

Është një klub i spektaklit. Futbollit nuk është një përparësi, jo’.

“Pasi Nasser Al-Khelaifi e ka blerë klubin, po bëjnë një punë të madhe. Megjithatë, komunikimi që bëhet, kur shkoj të shikoj një ndeshje në Paris, është për të parë një koncert. Jam në zonën VIP, ka shampanjë… Po ku janë të moshuarit?

“Kur shkon tek United, në ndenjëse është shkruar emri Evra, emri i legjendave të klubit…

Nuk është Leonardo di Caprio që do të vijë të shikojë ndeshjen, nuk jemi në Hollivud”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat