Allegri nuk e di se kur do të rikthehet Pogba

Futboll

Allegri nuk e di se kur do të rikthehet Pogba

Më: 31 mars 2023 Në ora: 23:12
Pogba

Massimiliano Allegri nuk është i sigurt se kur do të kthehet në fushë Paul Pogba pas lëndimit të tij të fundit.

“Për momentin, nuk e di se kur do të jetë sërish në dispozicion”, ka thënë trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp të së premtes para ndeshjes së radhës në Serie A.

“Ai është duke punuar, por për momentin është e vështirë të thuhet.

Ne presim të shohim se si do të reagojë gjuri i tij pas pjesëmarrjes në stërvitje”.

Juventus luan kundër Veronës të shtunën e 1 prillit. 

Aktualisht "Zonja e vjetër" gjendet në pozitën e shtatë me dyzet e një pikë, por sikur të mos i hiqeshin pesëmbëdhjetë pikë do të ishte në pozitën e dytë me pesëdhjetë e gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat