Vllaznia ngec në “Loro Boriçi”

Futboll

Vllaznia ngec në “Loro Boriçi”

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:08
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 27-të në Abissnet Superiore. Fitore e artë e Egnatias në “Kukës Arena”, ndërkohë që përfundoi pa gola dueli Vllaznia-Bylis.

Skuadra nga Rrogozhina triumfoi 0-3 përballë Kukësit. Raphael Dwamena zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi ganez vijon të konfirmohet si një afrim fantastik.

27-vjeçari, i cili iu bashkua Egnatias në merkaton e janarit, realizoi golin e tetë në Superiore.

Ndërkohë, skuadra e Tetovës shënoi në pjesën e dytë edhe me anë të Jackson dhe Fernandos.

Fitorja e sotme e ngjit Egnatian në kuotën e 41 pikëve, 3 larg kreut. Vllaznia nuk ia doli të merret pikët maksimale përballë Bylisit. Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” përfundoi në barazim 0-0.

Skuadra shkodrane ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt, ndërkohë që Bylisi siguroi një pikë tepër të rëndësishme për objektin mbijetesë.

Sot luhet edhe takimi Teuta-Partizani (18:00). Të dielën zhvillohen dy përballjet e fundit të kësaj jave: Kastrioti-Laçi dhe Tirana-Erzeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat