Kvaratskhelia, makthi i Piolit

Futboll

Kvaratskhelia, makthi i Piolit

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:19
Pamje nga një ndeshje

Kvaratskhelia është makthi që ka mbushur netët e Stefano Piolit, duke u përballur me një enigmë formacioni në funksion të ndeshjes shumë delikate, e para nga tre, kundër Napolit të Luciano Spallettit. Kjo e së dielës në Serie A dhe dy të tjerat në Ligën e Kampioneve.

Këtij shqetësimi i shtohet dëmtimi i Kalulu, i cili, në një farë mënyre, duhej t'i jepte shtytjen përfundimtare rikthimit të formacionit me katër mbrojtës.

Davide Calabria është gati për të rimarrë krahun e djathtë dhe për të kompletuar praparojën në të cilën Tomori dhe Theo janë të sigurt për një vend. Pritet të vendoset futbollisti tjetër në mbrojtje, ai misi Thiaw dhe Kjaer. Në mungesë të kalulu, i cili e mbajti mjaft mirë gjeorgjianin, Pioli mendon të formojë një kafaz mbrojtës me Saelemaekers dhe Tonali. Milani do ta gjejë Leaon në të majtë të sulmit të vet.

Të mbështetur në një mesfushë më të mbuluar me Krunic në rolin e mesfushorit sulmues dhe Bennacer e Tonali më të tërhequr.

Pesha e sulmit do t'i besohet sërish Olivier Giroud, i cili shënoi në ndeshjen e parë. Për pjesën tjetër, alternativat e zakonshme, me Diaz dhe De Ketelaere gati për të marrë përsipër ndeshjen.

Ndërsa Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion, për shkak të një problemi muskulor. Me rikthimin e sistemit të mëparshëm të lojës, me mbrojtjen me 4 lojtarë, Leao do të gjente ato mekanizma dhe hapësira që ka luftuar për të gjetur javët e fundit. Dhe Napoli është e vetmja skuadër e madhe ndaj të cilës, portugezi nuk ka shënuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat