Osimhen qetëson tifozët e Napolit

Futboll

Osimhen qetëson tifozët e Napolit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:05
Osimhen

Victor Osimhen është shprehur i bindur se do të jetë i gatshëm për përballjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi nigerian u rikthye i lënduar nga angazhimi me ekipin kombëtar, teksa do të mungojë sonte në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të javës së 28-të në Serie A,.

Në dyshim është vënë edhe paraqitja e tij në , në ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve, sërish kundër “Rossonerëve”.

Por, Osimhen u shpreh i bindur se do të jetë gati për këto ndeshje.

“Nuk është asgjë serioze, por dua t’i kaloj këto 10-12 ditë për të pushuar dhe rikuperuar”, tha nigeriani për “TG5”.

“Shpresoj të jem atje. Më kanë thënë dhe jam i bindur që do të jem në fushë kundër Milanit”, shtoi 24-vjeçari.

Ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 12 prill, kurse ajo e kthimit më 18 prill.

Victor Osimhen është një prej futbollistëve më në formë të Napolit këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 23 paraqitje në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat