Ceferin konfirmohet president i UEFA-s

Futboll

Ceferin konfirmohet president i UEFA-s

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:12
Aleksander Ceferin

Aleksander Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s për katër vitet e ardhshme.

Slloveni, i cili mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë europiane të futbollit.

Kongresi i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.

Ceferin nuk kishte asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij ishte thjesht formalitet.

“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen.

Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyre.

Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi Ceferin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat