Ramadani: Referimi nuk ishte i barabartë

Futboll

Ramadani: Referimi nuk ishte i barabartë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:59
Zekrija Ramadani

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Llapit në udhëtim në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.Gjilani fitoi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1-2.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani u shpreh mjaft i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në këtë ballafaqim.

“Kjo është meritë e futbollistëve. Fusha ishte e rënduar, shpirti luftarak duhej të ishte i pari.

E nisëm ndeshjen perfekt dhe pastaj Llapi arriti ta ul avantazhin.

Goli i pranuar na mobilizoi më tepër.

Në pjesën e dytë kishte luftë sportive, jam i bindur që sot referimi s’ka qenë 50-50”, tha fillimisht Ramadani.

“Ka mbaruar veç pjesa e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta nisim ndeshjen tjetër si të ishte 0:0”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat