Neymari i jep drejtuesve emrin për trajnerin e ri

Futboll

Neymari i jep drejtuesve emrin për trajnerin e ri

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:55
Neymar

E ardhmja e Kristof Galtiësë në krye të stolit të PSG-së është vënë ndjeshëm në pikëpyetje.

Mediat franceze raportojnë se trajneri do të qendrojë në detyrë deri në fund të sezonit, ndërsa më pas klubi do të gjejë pasuesin e tij. Gazetari i “RMC Sport“, Daniel Riolo, ka bërë me dije se Neymari ka kandidaturën e tij për kreun e pankinës së skuadrës parisiene.

Sipas tij, sulmuesi brazilian i propozuar drejtuesëve të klubit emrin e Luis Enrikes.

Ky i fundit është një njohje e vjetër e Nejmarit, teksa e ka trajnuar në periudhën kur të dy ishin pjesë e Barcelonës.

Kujtojmë se Luis Enrike është i papunë që pas largimit nga Kombëtarja e Spanjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat