Dallkun e kënaq një pikë ndaj Dritës

Futboll

Dallkun e kënaq një pikë ndaj Dritës

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:26
Dallku

Dukagjini dhe Drita barazuan pa gola në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se ai është i kënaqur me pikën e fituar ndaj një kundërshtari të vështirë.

“Nuk diskutohet që jam i kënaqur.

Luajtëm mençur dhe jam i kënaqur me disiplinën”, ka thënë Dallku.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë taktikisht edhe ndaj Prishtinës.

Deshëm që t’i godasim kundërshtarët në kundërsulm në pjesën e parë”.

“Në pjesën e dytë bëmë presing më të lartë. Në fazën e sulmit, Januzi, Johni dhe Santosi janë të gatshëm për të qenë titullar por edhe për të luajtur nga stoli”.

“Ta shohim në ditët në vijim se si janë në gjendjen fizike”, ka shtuar më tej Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat