Kolela shpjegon arsyet e humbjes

Futboll

Kolela shpjegon arsyet e humbjes

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:05
Kolela

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, mendon se humbja e skuadrës së tij ndaj Laçit erdhi si pasojë e vetëm 10 minutave ku kurbinasit u treguan shumë më agresivë përballë të kuqve.

Ai pranon se një tjetër fitore e Tiranës, i nxjerr të kuqtë nga lufta për titullin kampion.

“Janë 10 minuta të bërë keq dhe pësuam dy gola.

Ky është ndryshimi.

Ata bënë 10- minuta mirë, shumë agresive, bënë gol dhe ne jo. Mëkat, sepse e kishim përballuar këtë ndeshje shumë mirë.

Nëse do të kishte probleme fizike, nuk do të bënte ekipi një pjesë të parë si sot, nuk është problem fizik.

Nëse fiton Tirana, ne jemi jashtë. Mjaft, u mbyll! Tani do të bëjmë kampionatin tonë, të luajmë ndeshje pas ndeshje, dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh.

Nuk kemi ndryshuar deri në fund, kemi ndryshuar skemë vetëm në 5 minutat e fundit.

Nuk është se ka qenë ndonjë ndryshim i madh. Më kujtohet që goli i dytë erdhi nga një dyluftim, duhej fituar dyluftimi, e humbëm dhe kaq, u mbyll.

Një dyluftim bën diferencën, nuk ka pse të gjejmë alibi, nuk ka lidhje me rreshtimin”, tha Kolela për “Oversport” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat