Skuadra shqiptare kërkon finalen e Kupës së Malit të Zi! Dreshaj, optimist 

Futboll

Skuadra shqiptare kërkon finalen e Kupës së Malit të Zi! Dreshaj, optimist 

Nga: K. Goca Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:43
Dreshaj në veprim

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, është gati për sfidën e parë të madhe në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Malit të Zi.

Deçiqi nesër (18.00) do të përballet me Sutjeskën në Nikshiq.

Skuadra shqiptare dy herë ka arritur në finale por të dy herët humbën nga Buduçnosti i Podgoricës.

Futbollisti shqiptar, Jonathan Dreshaj, është optimist pas fitores në kampionat me rezultat 4:3 ndaj Buduçnostit.

"Fitorja ndaj Buduçnostit do të thotë një vetëbesim për ne. 

Na pret fundi i sezonit, lufta për vendin e tretë dhe gara në gjysmëfinale të Kupës. 

Ndeshja me Sutjeskën do të jetë e vështirë. 

E dimë që është një skuadër e mirë me lojtarë të mirë, por luhen dy ndeshje, do të bëjmë maksimumin për të kaluar në finale”, tha Jonathan Dreshaj për mediumin malazez “VIjesti”.

Ndeshja e kthimit luhet me 3 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat