Capello: Ja kush shkon në finalen e Championsit

Futboll

Capello: Ja kush shkon në finalen e Championsit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:46
Capello

Ish-trajneri i kuqezinjve, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Libero’ ku ka komentuar gjysmëfinalen Milan-Inter.

Ai gjithashtu ka folur dhe për futbollistët e të dyja ekipeve.

“Leao duhet të jetë i vazhdueshëm, nëse do të punonte pak më shumë do të ishte ndër tre lojtarët më të mirë në botë.

Menja ka personalitet, teknikë, lidership.

Barela lider i Interit? Kundër Benfikës ai shënoi dy gola vendimtarë. Është një mesfushor cilësor me një prani në fushë të madhe.

Ai ka entuziazëm, por duhet të kufizojë protestat dhe të mos iu bërtasë shokëve të tij. 

Sinqerisht, për të fluturuar për në Stamboll e shoh Interin si favorit psikologjik”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat