Sot derbi i madh, Besa - Arsimi

Futboll

Sot derbi i madh, Besa - Arsimi

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:58
Maliq Beluli

Sot në stadiumin e Vrapçishtit pritet një festë e vërtetë futbolli (liga e dytë maqedonase), pasi në derbin e rajonit të Pollogut do të takohen Besa nga Dobërdolli dhe Arsimi nga Çegrani.

Kapiteni i skuadrës vendës, Maliq Beluli, para këtij derbi të madh.

Ai tha se ka respekt për rivalin lokal të ditës së sotme, e dinë forcën e tyre, por premton maksimumin në këtë përballje.

“Presim një ndeshje derbi kundër një kundërshtari të mirë.

Ne jemi të përgatitur mirë për kërë takim dhe unë shpresoj dhe besoj në fitoren tonë”, u shpreh Beluli.

Në tabelën e klasifikimit, Besa dhe Arsimi renditen në vendet 6 dhe 7 me pikë të barabarta-nga 36.

Është interesante se të dyja skuadrat kanë nga 11 fitore, 3 barazimi dhe 6 humbje, por Besa ka goldallim më të mirë.

KF Besa dhe KF Arsimi do të ndeshen të dielën me fillim nga ora 16:00 në stadiumin e Vrapcishtit, në kuadër të javës së 25-të në Ligën e dytë në futboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat