Çka do të bëjë Luton Town nëse hyn në Premier League?

Futboll

Çka do të bëjë Luton Town nëse hyn në Premier League?

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:08
Stadiumi i Luton Town

Luton Town aktualisht është në vendin e tretë në Championship me mundësi të mëdha për inkuadrim në Premierligë.

Por, pyetja që po shtrohet është si çfarë do të ndodh nëse ky klub ngjitet në Premierligë, ndërsa nuk ka stadium për garën më prestigjioze angleze mbase edhe evropiane?!

Luton Town luan në stadiumin “Kenilworth Road” me një kapacitet prej rreth 10 mijë ulëseve.

Është i ndërtuar në vitin 1905 dhe tani është shumë larg përmbushjes së kritereve që i kërkon Premierliga.

Nëse Luton Town veç inkuadrohet në Premierligë atëherë detyrimisht duhet t’i investojë mbi 10 milionë euro në rinovimin e këtij stadiumi.

“Për ne është më sfidues sesa ndërtimi i një stadiumi të ri”, tha Shefi ekzekutiv i klubit, Gary Sweet.

“Rinovimi ka të bëjë pak a shumë me rindërtimin e një tribune më pak se tre muaj.

Po ashtu janë edhe disa ndërhyrje tjera që duhet të bëhen e që nevojiten në përputhje me kërkesat e transmetuesit televiziv të Premierligës”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, se përkundër rinovimit të planifikuar, klubi planifikon ta shfrytëzojë edhe rreth tri vite këtë stadium pasi në plan qe një kohë e ka ndërtimin e një stadiumi të ri që mund të kushtojë rreth 100 milionë euro.

Luton Town teknikisht nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Premierligës. Ky ekip kishte rënë nga divizioni i parë në edicionin 1991/92, vetëm një vit para se elita angleze të merrte formatin e Premierligës.

Nga atëherë ky klub nuk ka mundur kurrë ta shijojë Premierligën dhe tani është më afër se asnjëherë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat