Phillips në Liverpool? Kjo është oferta e ‘The Reds’

Futboll

Phillips në Liverpool? Kjo është oferta e ‘The Reds’

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:29
Phillips

Pasi hoqi dorë nga ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, Liverpooli është i priri të forcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve britanike, Kalvin Phillips i Manchester Cityt është objektivi i ‘The Reds’ gjatë kësaj verë.

Klubi nga ‘Anfield’ pëlqen mesfushorin anglez, madje, thuhet se Liverooli është i gatshëm të ‘ia ofrojë Cityt 35 milionë funte për Phillips.

Skuadra e Jurgen Klopp tashmë ka kontaktuar 27 vjeçarin, i cili thuhet se është i gatshëm të transferohet në ‘Anfield’.

Liverpool beson se mesfushori anglez është lojtar i duhur për të forcuar mesfushën e ‘Reds’ të cilët dështuan të arrijnë objektivat këtë sezon të garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat