Allegri shpërthen kundër drejtuesve të Interit

Futboll

Allegri shpërthen kundër drejtuesve të Interit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:52
Allegri

Eliminimi i Juventusit nga Interi në Kupën e Italisë nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Allegri, i cili edhe pse në konferencë u shpreh se zikaltërit e merituan të kualifikoheshin, këtë nuk e tregoi pas ndeshjes.

Mediat italiane zbulojnë shpërthimin e teknikut italian ndaj drejtuesve të skuadrës zikaltër në tunelin e “San Siros” dhe mesazhin që i dha skuadrës në dhomat e zhveshjes.

“Jeni m***, do përfundoni në vendin e gjashtë”, ishin fjalët e Alegrit për drejtuesit e skuadrës zikaltër dhe më pas lojtarëve i tha:

“Duhet të përfundojmë sipër tyre në tabelë, të mos i lëmë të shkojnë në Champions”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat