Ceferin: Kufi pagash për të ruajtur konkurrencën

Futboll

Ceferin: Kufi pagash për të ruajtur konkurrencën

Më: 28 prill 2023 Në ora: 20:29
Ceferin gjatë intervistës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dëshiron që të vendoset një kufi pagash në të gjithë futbollin evropian për të rivendosur ekuilibrin konkurrues.

Kreu i qeverisë së futbollit evropian është i sigurt që edhe klubet do të pajtohen me këtë ide.

Ceferin tha se kishte folur me Komisionin Evropian dhe se bisedimet ishin zhvilluar për kufizimin e shumës që një klub mund të shpenzojë për pagat e lojtarëve, që ai e përshkroi si “zgjidhje”.

“Në të ardhmen duhet të mendojmë seriozisht për një kufi pagash,” tha Ceferin për median amerikane “Men In Blazers”

“Nëse buxhetet shkojnë lart, atëherë bilanci ynë konkurrues është problem.

Nuk ka të bëjë me pronarët, ka të bëjë me vlerën e konkurrencës, sepse nëse pesë klube fitojnë gjithmonë, atëherë nuk ka më kuptim.

Duhet të jetë një marrëveshje kolektive, mes çdo lige dhe UEFA-s. Sepse nëse ne (UEFA) e bëjmë atë dhe ligat e tjera jo, atëherë nuk ka kuptim. Shpresoj se mund të bëhet sa më shpejt.”

Kufizimi e pagave është i sanksionuar në sportet amerikane, ndërkohë që shkelja e ligjit të konkurrencës ka qenë gjithmonë një problem në Evropë. Ceferin, në lidhje me këtë temë, shoi:

“Të gjithë janë dakord. Klubet e mëdha, klube të vogla, klube shtetërore, klube miliarderësh, të gjithë janë dakord.”

Ceferin la të kuptohej gjithashtu se ishte e mundur që UEFA të mund të zhvillonte në të ardhmen ndeshje prestigjioze të Championsit, madje edhe finalen, në Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi filluar të diskutojmë për këtë, por këtë vit (finalja) është në Stamboll, në 2024, në Londër dhe në 2025 në Mynih. Më pas të shohim, është e mundur.”

Ceferin u pyet edhe për përplasjet mes UEFA-s dhe FIFA-s.

Është një marrëdhënie e ndërlikuar.

Nuk do ta thosha të vërtetën nëse do të shprehesha ndryshe.

Tani është pak më mirë, sepse kemi vendosur disa vija të kuqe: mos na prekni, nuk ju prekim.

Ne jemi tri deri në katër herë më të mëdhenj financiarisht se FIFA jo vetëm tani që kur jam këtu, por gjithmonë. FIFA ka një problem që UEFA është shumë e pasur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat