Bernardo Silva: Është shumë ndryshe nga Ronaldo

Futboll

Bernardo Silva: Është shumë ndryshe nga Ronaldo

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:19
Haaland

Erling Haaland është duke zhvilluar një sezon fantastik me fanellën e Manchester Cityt, teksa aktualisht numëron 49 gola në të gjitha kompeticionet me The Citizens.

Nëse ja del të fitojë Premier Leaguen dhe Champions League, aty ku City është në gjysmëfinale (luan ndaj Real Madrid) atëherë norvegjezi mund të shndërrohet në pretendentin kryesor për të fituar Topin e Artë.

Shoku i skuadrës, Bernardo Silva së fundmi shprehet se 22-vjeçari e meriton padiskutim Topin e Artë ndërsa fantazisti flet edhe për diferencat mes Haaland dhe Cristiano Ronaldo.

“Shpresoj që Haaland ta fitoj Topin e Artë sepse nuk është vetëm një lojtar i mirë, por edhe një djalosh shumë i mirë. Dhe sigurisht nëse ja dalim të fitojmë kampionatin dhe Champions League atëherë unë do të jem tifozi numëri një që Haaland të fitoj Topin e Artë.
Lexo edhe:  

“Krahasimi me CR7? Janë personalitete të ndryshme, jashtë fushe Haaland është shumë më ndryshe se Ronaldo. Në fushë ngjajnë për urinë e tyre në lidhje me shënimin e golave. Haaland është gjithnjë në vendin e duhur sa herë topi shkon në zonë, ka një nuhatje fantastike.

E di mirë se ku do të shkojë topi dhe në këtë pikë ngjason shumë me Ronaldon. Janë lojtarë të ndryshëm, por në dëshirën për të shënuar dhe për të ndihmuar skuadrën janë të njëjtë”, u shpreh Bernardo Silva.

Nëse Haaland ja del ta kurorëzojë sezonin me Topin e Artë, atëherë do të bëhej lojtari i dytë nga Premier League që e fiton trofeun prestigjioz teksa i pari ishte pikërisht Cristiano Ronaldo në kohën kur vishte fanellën e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat