Neymar kthehet “hal në sy” për PSG

Futboll

Neymar kthehet “hal në sy” për PSG

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:47
Neymar

Në këtë periudhë, Parisi nuk ndodhet në një zonë shumë të qetë dhe problemet sa vijnë edhe shtohen dita ditës për klubin e PSG-së.

Pas zhurmës të krijuar për Leo Messi, ku klubi e dënoi për largimin e paautorizuar në drejtim të Arabisë Saudite dhe që nxiti më shumë një largim të mundshëm të argjentinasit në verë, tashmë duhet të merren edhe me kartonin e Neymar.

Sipas “Cadena Ser”, në Paris nuk e duan më brazilianin në ekip, madje janë të gatshëm ta lënë të lirë edhe në formulën e huazimit.

Messi dhe Neymar janë të dy me valixhe në duar dhe për brazilianin ka kohë që thuhet se Chelsea është pas tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat