Courtois: Do të jetë një finale në Manchester

Futboll

Courtois: Do të jetë një finale në Manchester

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:09
Courtois

Padyshim, një ndër protagonistët për “galaktikët” e Real Madridit ishte dhe “gardiani” belg i portës, Thibaut Courtois, i cili jo në pak raste ishte deciziv me pritjet e tij, siç ishte ajo pritje perfekte në pjesën e parë, ku i mohoi golin “yllit” belg, Kevin de Bruyne.

Me përfundimin e ndeshjes, Courtois ka folur disa fjalë dhe për mediat, ku vlerësoi paraqitjen e të dyja skuadrave, si dhe “kritikoi” disi shokët e tij të skuadrës, teksa tha se nuk duhet t’u jepnin aq shumë hapësirë lojtarëve si Gundogan dhe Bernardo Silva.

“Të dyja skuadrat luajtën mirë. Nuk duhet t’u jepnim lojtarë si Gundogan dhe Bernardo Silva, por ne e bëmë këtë gjë.

Si rezultat, ata gjuanin nga distanca dhe kështu erdhi goli.

Është një short i mirë, tani është gjithçka për t’u luajtur javën e ardhshme.

Do të jetë si një finale dhe shpresoj të kualifikohemi.

Ne jemi mjaft mirë në “finale”, kështu që shpresoj se mund të dalim mirë edhe nëse përballë është Man. City”, u shpreh shtatlarti belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat