Busquets: Tejkalova ëndrrat e mia

Futboll

Busquets: Tejkalova ëndrrat e mia

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:16
Busquets e Laporta

Sergio Busquets ka zyrtarizuar ditën e sotme largimin në fundin e sezonit nga Barcelona.

15 vite të mrekullueshme në “Camp Nou” për kapitenin, i cili fitoi gjithçka me fanellën e zemrës.

E ardhmja e 34-vjeçarit mund të jetë futbolli amerikan, ndërkohë që në letrën e lamtumirës për popullin katalanas shkruan: “Tifozë të Barcelonës, erdhi koha t’ju njoftoj se ky do të jetë sezoni im i fundit me Barcelonën.

Ishte një rrugëtim i paharrueshëm! Isha fëmijë kur vija për të parë ndeshjet ose i ndiqja në televizion gjithmonë me ëndrrën për të luajtur me këtë fanellë dhe në këtë stadium.

Tejkalova gjithçka që kisha imagjinuar. Kush do ta kishte menduar se unë do të përjetoja 15 vite në klubin më të mirë në botë…

Në klubin e jetës sime, klubin me të cilin jam tifoz dhe do të jem përgjithmonë. Ishte ëndërr, nder dhe krenari fakti që luajta 700 ndeshje me Barcelonën.

Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që e bënë të mundur këtë: punonjësit e klubit, trajnerët, stafin e trajnerëve dhe veçanërisht shokët e mi me të cilët ndava gjithçka.

Gjithashtu dua të falënderoj anëtarët e klubit dhe tifozët nga e gjithë bota që më kanë mbështetur ndër vite.

Falënderoj edhe familjen time, që më ka mbështetur në momente të mira dhe të këqija, duke e bërë këtë rrugëtim të veçantë”, shkruan Busquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat