Shalën nuk e streson Vushtrria

Futboll

Shalën nuk e streson Vushtrria

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:07
Faruk Shala

Kthimi në palestrën e qytetit e ka motivuar edhe më shumë Istogun në prag të finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshja e parë finale, Istogu – Vushtrria, luhet të premten prej orës 20:00 në palestrën e qytetit në Istog.

Tek Istogu presin që palestra të mbushet me shikues.

Shalën nuk e streson Vushtrria!

“Presim që palestra në Istog të jetë plot.

Është ndeshje finale, vendoset titulli i kampionit të Kosovës, andaj skuadra është shumë e motivuar për lojë.

Kishim rrjetë shumë të mirë të kampionatit, që edhe ishte synimi ynë”, ka thënë trajneri i Istogut, Faruk Shala.
Ai nuk ka fshehur respektin për rivalin.

“Vërtetë kam shumë respekt për skuadrën dhe vashat e Vushtrrisë.

Ato janë treguar shumë këmbëngulëse.

Edhe pse kanë humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale, kanë arritur të kthehen duke zhvilluar edhe vazhdimet në ndeshjen e tretë. Është skuadër që nuk ndalet për 60 minuta.

Pres që finalja në Istog të jetë e fortë.

Shpresoj që edhe këtë vit të dalim kampionë dhe trofeu i çmueshëm të mbetet në qytetin tonë, tashmë qendër e rëndësishme e hendbollit në vend”, ka shtuar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat