Arsenali mposhtet edhe në Nottingham

Futboll

Arsenali mposhtet edhe në Nottingham

Nga: K. G. Më: 20 maj 2023 Në ora: 20:29
Pamje nga ndeshja

Nottingham ka arkëtuar tre pikë më të rëndësishme në edicionin e sivjetshëm.

Nottingham ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Arsenalit në takimin e javës së 37-të të Premier League.

Arsenali thuajse nuk kishte ndonjë motiv shtesë, ndërsa Nottingham është afër sigurimit të ekzistencës.

Awoniyi ka shënuar në minutën e 19-të për fitoren e vendasve.

Granti Xhaka u paraqit titullar për Arsenalin dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.  

Nottingham renditet në vend të 16-të me 37 pikë e Arsenali në të dytin me 81 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat