Tudor largohet nga Marseille, e kërkon klubi i madh italian

Futboll

Tudor largohet nga Marseille, e kërkon klubi i madh italian

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:20
Tudor

Aventura e Igor Tudor në krye të klubit francez, Marseille raportohet se do mbyllet në fund të këtij sezoni.

Ligue 1 tashmë është në fund të këtij sezoni, dhe Marseille nën drejtimin e Tudor aktualisht renditet e treta me 73 pikë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Tekniku Tudor, sipas medieve italiane, do të largohet nga Marsellie dhe e ardhmja e tij, thuhet së do të jetë në Itali.

Ai është i lidhur me Juventusin, pasi që e ardhmja e Massimiliano Allegrit është e paqartë.

“Igor Tudor ka vendosur të largohet nga Marseille në fund të këtij sezoni. Juventus interesohet për trajnerin”, shkruan “SportItalia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat