Onana: Ndaj Atalantës ishte ndeshja e sezonit!

Futboll

Onana: Ndaj Atalantës ishte ndeshja e sezonit!

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:17
Onana

Inter mposhti në shtëpi Atalantën me shifrat 3-2 duke siguruar kualifikimin në Champions League.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për zikaltërit, madje për portierin Andre Onana ishte sfida më e rëndësishme e sezonit për skuadrën e tij.

Pavarësisht se para është një takim me Manchester Cityn në finale, gardiani i Interit theksoi se duhej të realizonin me patjetër objektivin në kampionat duke mos toleruar asnjë minutë ndërsa shtoi se ai në jetë ka kaluar shumë vështirësi, por nuk është ankuar kurrë.

“Ndeshja ndaj Atalantës ishte shumë e rëndësishme për ne, ishte si një finale. Ishte ndeshja e sezonit për skuadrën tonë, duhej ta realizonim me patjetër objektivin. Tani duhet të ecim në këtë rrugë dhe të ruajmë vazhdimësinë.

Si ja bëj që të kem vetëbesim?

Mundohem të shoh gjithnjë anët pozitive. Unë vij nga një vend me kulturë ndryshe dhe kam kaluar shumë momente të vështira. P

or, gjithnjë jam munduar të bëj më të mirën sepse nuk ja vlen të qash dhe të ankohesh”, u shpreh Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat