Hysaj kalon Lazion në avantazh

Futboll

Hysaj kalon Lazion në avantazh

Më: 28 maj 2023 Në ora: 18:34
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj realizon golin e parë sezonal me Lazion.

Skuadra bardhekaltër, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League, po përballet në kryeqytet me Cremonesen.

Djemtë e Sarrit kaluan në avantazh në minutën e katërt me golin e mbrojtësit shkodran. Sprint i 29-vjeçarit, i cili mori një top nga Immobile dhe mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.

Festë në “Olimpico”, me Hysajn që më në fund gjen golin e parë sezonal në Serie A. Lojtari shqiptar ndodhet në formë të mirë dhe është gati të japë kontributin e tij për dy takimet e Shqipërisë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë Moldavinë në “Air Albania” (17 qershor) dhe Ishujt Faroe në transfertë tri ditë më vonë. Me synimin për të marrë fitoret e para në eliminatoret e Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat