Tërhiqet nga kombëtarja

Futboll

Tërhiqet nga kombëtarja

Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:38
Joao Mario

Joao Mario njoftoi këtë të diel lamtumirën e tij me Kombëtaren, duke hequr dorë nga paraqitjet e ardhshme në skuadrën që drejtohet nga Roberto Martínez.

Në moshën 30-vjeçare, mesfushori largohet me 56 paraqitje, në të cilat shënoi tre gola.

João Mário ishte pjesë e ekipit kampion të Evropës në Francë, në vitin 2016, si dhe u thirr edhe për Kupën e Botës 2018, në Rusi dhe 2022, në Katar.

Debutimi i João Mário për Portugalinë ndodhi më 11 tetor 2014, në një miqësore kundër Francës.

Lojtari portugez e shpalli vendimin një ditë pasi u shpall kampion me Benfican dhe para shpalljes së listës nga Roberto Martínez për ndeshjet me Bosnjën dhe Islandën (kualifikuese e Euro 2024).

Pas Rafa Silvas, i cili u tërhoq në shtator, João Mário është lojtari i dytë i Benficas që tërhiqet nga kombëtarja portugeze këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat