De Laurentiis: Trajneri i ri? Është fiksuar me Anglinë

Futboll

De Laurentiis: Trajneri i ri? Është fiksuar me Anglinë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:29
De Laurentiis

Napoli po kërkon pasardhësin e Spallettit për stolin. Presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis ka piketuar Luis Enrique si trajnerin e ri të Napolit, por akordi nuk po arrihet.

Kreu i klubit ofroi 8+2 milionë euro pagë sezonale për ish-trajnerin e kombëtares spanjolle, por u përballë me përgjigje negative. Shkaku lidhet me Anglinë, siç e zbuloi De Laurentiis.

“Luis Enrique dëshiron të shkojë në Premier League. Fatkeqësisht, ne garojmë me liga më tërheqëse se e jona. Unë mund të them vetëm kaq: në Angli nuk ushqehesh aq mirë sa në Itali.

Trajneri i ri? Po studiojmë emra që luajnë me skemën 4-3-3, ashtu siç luajmë edhe ne.

Një gjë e tillë na ndihmon të konfirmojmë lojtarët e jashtëzakonshëm që kemi në skuadër”, deklaroi presidenti kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat