Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online

Futboll

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:23
Kupa e Kosovës

Biletat e finales së Kupës do të shiten në sistemin online, zbulohet çmimi i tyre!

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e cila do të mbahet më 5 qershor nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online.

Tifozët e Gjilanit, “Skifterat” do të jenë të vendosur në tribunën Veri (në sektorët V1, V2, V3), ndërsa tifozët e Prishtinës, “Plisat” do të jenë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat