Ish - ylli i Juventus-it dënohet me një vit burg

Futboll

Ish - ylli i Juventus-it dënohet me një vit burg

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:21
Douglas Costa

Douglas Costa është në telashe pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Rio Grande do Sul që dekretoi arrestimin e sulmuesit brazilian, dikur i Shakhtar Donetsk, Bayern Munih, Juventus dhe Gremio dhe aktualisht te Los Angeles Galaxy, në Shtetet e Bashkuara, për mos pagesën e ndihmës ndaj fëmijëve.

Këtë e ka bërë të ditur ESPN. O’Globo gjithashtu thekson se dënimi është dhënë nga gjykata e 8-të e Porto Alegre, e cila përcakton se burgimi i sportistit ka një kohëzgjatje prej një viti dhe mund të kryhet nga një oficer gjyqësor ose një oficer policie, pavarësisht nga vendndodhja e tij aktuale.

Me këtë, lojtari mund të dërgohet në çdo njësi burgu.

Arrestimi bazohet në nenin 528 të Kodit të Procedurës Civile dhe parashikon gjithashtu se lojtari duhet të mbahet në një vend të ndarë nga të burgosurit e zakonshëm, siç përcaktohet me ligj.

Në portalin GaúchaZH, avokati i lojtarit, Sérgio Queiroz, megjithatë deklaroi se Douglas Costa po përpiqet të bëjë një apel për anulimin e vendimit në gjykatë.

Arrestimi do të duhet të zbatohet brenda 30 ditëve nga njoftimi i aktit, prandaj avokati i tij shpjegoi se pse lojtari po nxiton të bëjë ankim ndaj këtij mandati.

Douglas Costa aktualisht luan në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu mund të arrestohet larg Brazilit siç kërkohet me ligj. Lojtari ka veshur fanellën e Los Angeles Galaxy që nga marsi, por aventura e tij në MLS nuk ka qenë aq emocionuese sa pritej.

Në fakt, ish-lojtari i Juventusit mbërriti në Shtetet e Bashkuara në mars me një dëmtim në pulpë përpara se të bënte debutimin e tij më 2 prill kundër Seattle dhe më pas kundër Houston: të dyja ndeshjet përfunduan me humbje.

Vetëm dy ndeshje të tjera kundër Austin dhe Orlando në prill përpara se të përfundonte përfundimisht aventurën e sezonit për shkak të një dëmtimi në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat