Xavi: Figura e Guardiolës më peshon shumë

Futboll

Xavi: Figura e Guardiolës më peshon shumë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:49
Xavi e Guardiola

Barcelona u rikthye te titulli kampion në LaLiga pas katër vitesh teksa katalanasit nën udhëheqjen e trajnerit Xavi Hernandez siguruan titullin numër 27 në histori.

Megjithatë, tekniku i blaugranave në një intervistë për “TV3”, theksoi se triumfi nuk ishte i lehtë aq më tepër kur sipas tij në ambientin që rrethon klubin, ka edhe nga ata që nuk duan që skuadra të ketë sukses.

Ndër të tjera, Xavi e pranon se i “peshon” figura e Pep Guardiolës edhe pse ai shpesh bën thirrje që duhet kthyer faqja dhe historia të lihet pas.

“Këtu te Barça ka njerëz të cilët nuk duan që të fitojmë. I japin priotitet miqësive, po flas për njerëz të cilët kanë lidhje me ish-presidentin apo ish-trajnerë.

Por, nuk mund të lejojmë që klubi të udhëhiqet nga miqësitë.

Guardiola? Figura e Pep po më “peshon” shumë në rolin e trajnerit dhe nuk mendoj se është e drejtë. Në fakt, ndodhte kështu edhe kur isha futbollist. Të gjithë e dimë historinë e tij, por duhet të kthejmë faqe”, u shpreh Xavi.

Ndër të tjera, Xavi theksoi se për të ishte shumë e vështirë që nuk mundi të konkurronte në Europë pas eliminimit të hershëm ndërsa shtoi se Barcelona duhet të synojë fitoren në çdo kompeticion ku merr pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat