Kualifikimi për në Ligën e Kampioneve, ia ka lehtësuar jo pak punën Milanit për sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë kanë nisur nga rinovimet dhe pak kohë pasi arritën akordin me Leaon, një tjetër rinovim është parashikuar.
Portier Majk Menjo do të jetë pjesë e kuqezinjve deri në vitin 2028.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, portieri francez dhe klubi kanë arritur parimisht marrëveshjen për zgjatjen e kontratës edhe për dy sezone të tjera, duke qenë se kontrata aktuale skadon në vitin 2026.
Menjo përfiton te Milani 2.8 milionë euro në sezon, ndërkohë që në kontratën e re është parashikuar një rritje, që shkon minimalisht 4 milionë euro.
Ditët në vijim, pritet që palët të ulen për të përfunduar edhe detajet e fundit të kontratës.