Grasshopper ka shpreh interesim për ta rikthyer Hotin në Zvicër

Futboll

Grasshopper ka shpreh interesim për ta rikthyer Hotin në Zvicër

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:04
Andi Hoti

Andi Hoti do të rikthehet te Interi pas një viti të kaluar si i huazuar te Freiburg II në Bundesliga 3.

Qendërmbrojtësi i talentuar i Kosovës megjithatë nuk do të mbetet te Neroazzurët, pasi e pret një huazim tjetër për edicionin 2023/24.

Skuadra italiane do ta huazoj përsëri Hotin, por kësaj radhe në elitën e futbollit zviceran.

Grasshopper ka shprehur interesim për ta rikthyer Hotin në Zvicër dhe duket se është pranë marrëveshjes me Interin.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në Bundesliga 3 ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Qendërmbrojtësi i Kosovës U21 pritet t’i bashkohet si huazim GC ku do të ketë hapësira edhe më të mëdha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat