Çfarë thotë selektori i Zvicrës për Granit Xhakën?

Futboll

Çfarë thotë selektori i Zvicrës për Granit Xhakën?

Nga: K. Goca Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:14
Granit Xhaka

Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, pasi ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, kundër Andorrës dhe Rumanisë, ka folur edhe për çështjen e Granit Xhakës.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Xhaka, pritet që t’i bashkohet Bayer Leverkusenit pas një kohe të gjatë në Arsenal të Londrës.   

“Graniti ka mjaft përvojë.

Ai e di se çfarë ka në Londër.

Ka konsideratë të ardhmen sigurisht që lidhen edhe me familjen. 

Megjithatë, nuk është në natyrën time të jap këshilla.

Graniti do të mbizotërojë kudo”, është i sigurt Murat Yakin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat