​Planifikohet hapja e “San Siros” për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

​Planifikohet hapja e “San Siros” për finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:41

Shanset që Interi të jetë në gjendje të transmetojë finalen e Ligës së Kampionëve për tifozët e tyre në ekranet gjigante në “San Siro” në mbrëmjen e 10 qershorit duken mjaftë të larta.

Këhstu raporton “Gazetta dello Sport” e cila thotë se ka shumë mundësi që Interi të jetë në gjendje të marrë dritën jeshile të nevojshme për të hapur stadiumin për tifozët e tyre për mbrëmjen e finales së Ligës së Kampionëve. Tifozët zikaltër mund të ndjekin kështu ndeshjen kundër Manchester Cityt më 10 qershor në Stamboll. në një ekran gjigant të pozicionuar në sektorin e portokalltë.

Komuna e ka mbështetur këtë ide, e cila do të shmangte grumbullimet që nuk janë të lehta për t'u menaxhuar në qendër të Milanos.

Meqenëse ende nuk është marr një vendim final, nuk mund të përcaktohet numri i saktë i biletave që do të shiten. Megjithatë, ato duhet të jenë rreth 30 mijë. Ajo që është e sigurt është se lëndina do të përdoret, po ashtu të tri unazat e "E kuqe" dhe ndoshta segmentet anësore "gjelbër" dhe "blu".

Biletat e hyrjes, pra, do të kenë kosto të ndryshme, por ideja është që të hyjnë të gjithë tifozët e interesuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat