Bayern nënshkruan me talentin kroat

Futboll

Bayern nënshkruan me talentin kroat

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:17
Ljubo Puljiq

Bayern nënshkruan me talentin kroat!

Me trazirat e ndodhura kohët e fundit, te “bavarezët” e Bayern Munich, duket se më në fund, bordi i këtyre të fundit ka vazhduar të mendojë për të ardhmen, teksa ditën e sotme ka njoftuar se ka nënshkruan me një talent kroat, që i përket “sektorit” të mbrojtjes.

Vetëm 16-vjeçar, “shtatlarti” i qendërmbrojtjes, Ljubo Puljiq u transferua në “Allianz Arena” nga kroatët e Osijek, teksa tashmë mësohet se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, me “padronët” e Gjermanisë.

Transferimi zyrtar i kroatit u bë publik ditën e sotme nga vetë klubi, të cilët e njoftuan nënshkrimin me 16-vjeçarin kroat, me anë të një postimi të shpërndarë në profilin zyrtar të klubit, në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat