Kartoni i tij kap vlerën 200 mijë euro

Futboll

Kartoni i tij kap vlerën 200 mijë euro

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:23
Amir Bilali

Amir Bilali, ish-futbollisti i Partizani, Teutës dhe Bylisit në elitën e futbollit shqiptar i dha fund aventurës me Sutjeskën në kampionatin malazez, teksa tashmë është futbollist i lirë, teksa emri i tij pritet të jetë në qendër të vëmendjes këtë merkato. 

Mbrojtësi u aktivizua në 12 ndeshje me Sutjeskën ku arriti të shënonte dhe një gol.

Kartoni i 29-vjeçarit sipas Transfermarkt kap vlerën e 200 mijë eurove.

Bilali mund të jetë një opsion i mirë për klubet shqiptare, duke qenë se e njeh mirë edhe kampionatin.  

Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë edhe e moshave të Lacios dhe Kremonezes, teksa është aktivizuar në kampionate të ndryshme si ai slloven, rumun, hungarez, kazak, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat