Liridon Krasniqi po shkëlqen në skuadrën e tij të re Terengganu në elitën e futbollit të Malajzisë.
Krasniqi këtë edicion iu bashkua kësaj skuadre dhe tanimë kanë arritur edhe një sukses në Kupën e Malajzisë.
Në çerekfinale skuadra e tij Terengganu ka triumfuar me rezultat 4-2 ndaj Kelantan dhe Krasniqi ishte ndër më të mirët në fushë.
Mesfushori nga Kosova bëri një asistim në këtë duel, derisa skuadra e tij ka arritur sukses të madh duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së shtetit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Krasniqi festoi me flamurin e Kosovës edhe pse ai tani e dy vite po luan për Kombëtaren e Malajzisë.
E në gjysmëfinalen e madhe, Terengganu do të përballet me Kuala Lampur City ku synimi është të arrijnë në finalen e madhe.