Guardiola: Do të jetë një finale e veçantë

Futboll

Guardiola: Do të jetë një finale e veçantë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:48
Guardiola

Nesër në orën 16:00 sytë e të gjithë Anglisë dhe tifozëve do të jenë në stadiumin “Wembley”. Mançester Siti dhe Mançester Junajtid do të përballen për të triumfuar në Kupën FA. Në prag të kësaj finaleje të madhe, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola ka dalë në konferencë për shtyp.

“Është një finale shumë e veçantë. Mançester Junajtid është një ekip i ndryshëm nga të tjerët. Përveç kësaj, ata janë rritur vazhdimisht që nga fillimi i vitit. Grilish dhe De Bryjn? Ata janë stërvitur mirë, lojtarët e tjerë janë të gjithë pak a shumë mirë.”

Trajneri katalanas foli më pas për marrëdhënien e tij me Erik ten Hag, bashkëpunëtorin e tij në kohën e Bajernit: “Ai është një djalë që përfaqëson më së miri profesionin e trajnerit. Nuk mund të them se jemi miq, nuk flasim shpesh. Por ai është një trajner i madh për Junajtid”.

Finalja vendoset për penalltitë? “Nuk ka rëndësi të bësh stërvitje specifike afër finales. Varet nga lojtarët dhe sa janë stërvitur gjatë sezonit. Sigurisht që do të duhet të jemi të kujdesshëm sepse finalet vendosen shpesh në kohën shtesë apo edhe në penallti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat