Pllana nuk është pjesë e Trepçës ‘89

Futboll

Pllana nuk është pjesë e Trepçës ‘89

Nga: K.G.. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:10
Pllana

Futbollisti Albion Pllana edhe zyrtarisht largohet nga Trepça ’89 e Mitrovicës.

Pllana largohet pas një periudhe të gjatë përkatësisht 7 viteve. 

“Pas 7 viteve të kaluara në Trepçën ’89, nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit.

Rrugëtimi ynë i përbashkët përfundon me kaq.

Dua t’u falënderohem të gjithëve, pa anashkaluar askënd, nga donatorët, kryesia e klubit, trajnerët dhe bashkëlojtarët për këto vite që kaluam së bashku.

Njëherësh, klubit ia uroj të gjitha sukseset e mundshme”, njofton Pllana..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat