Ferizaj - Liria sot janë në presionin e madh

Futboll

Ferizaj - Liria sot janë në presionin e madh

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2023 Në ora: 13:12
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj synon mbetjen në Superligën e Kosovës dhe Liria e Prizrenit që të rikthehet në mesin e më të mirëve.

Përballja mes tyre luhet sot në orën 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ferizaj beson në cilësi që ka të futbollistëve dhe me prëvojë, ndërsa Liria në shpejtësinë e lojës veçmas në repartin sulmues.

Gabimi më i vogël do t’ju kushtojë shtrenjtë qoftë Ferizajt qoftë Lirisë.

Të dy skuadra janë në presion të madh, një ndeshje, një finale barazhi dhe gjithçka vendoset sot cili në elitë e cili në ligë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat