“Djajtë e Kuq” sakrifikojnë një lojtar

Futboll

“Djajtë e Kuq” sakrifikojnë një lojtar

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:57
Declan Rice

Manchester United është i gatshëm të heq dorë nga një lojtar, plus para të majme për asin e West Hamit, Declan Rice.

Mesfushori anglez është një nga më të kërkuarit gjatë kësaj verë. Rice, i cili ka bërë një sezon të madh me West Hamin, kërkohet nga Arsenali, Bayern Munich dhe Man United.

Këta të fundit, sipas medieve britanike, janë hedhur furishëm në sulm për anglezin.

“Manchester United po kërkon t’i ofrojë West Hamit një lojtar plus para për Declan Rice”, shkruajnë mediet në ishull.

Menaxheri i Man United, Erik ten Hag pëlqen Rice-n të cilin synon ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat