Vedat Muriqi ashtu si di, sërish i çon në këmbë spanjollët

Futboll

Vedat Muriqi ashtu si di, sërish i çon në këmbë spanjollët

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2023 Në ora: 20:26
Vedat Muriqi feston me shokë

Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Rayo Vallecanos, në takimin e fundit përkatësisht të javës. së 38-të të kampionatit spanjoll. 

Sulmuesi Vedat Muriqi ashtu si di, sërish ka shënuar në Spanjë. 

Ai e hapi serinë e golave më minutën e 51-të, ndërsa Copete (71’) e Rodriguez (90+4’) shënuan për fitoren e thellë.

Muriqi u zëvendësua në minutën e 77-të. 

Ky është goli i 15-të për Muriqin në kampionatin spanjoll.

Muriqi u paraqit standard për Mallorca-n dhe Ivan Balliu ka luajtur deri në minutën e 81-të për Vallecanon.

Mallorca përfundon në vend të nëntë me 51 pikë dhe Rayo Vallecano në të 11-tin me 49.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat