Fitore e lehtë ndaj Hamburgut, Stuttgart qëndron në elitë

Futboll

Fitore e lehtë ndaj Hamburgut, Stuttgart qëndron në elitë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Stuttgart siguron qëndrimin në Bundesliga pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 1-6 ndaj Hamburgut.

Takimi i parë mes tyre u mbyll me fitoren 3-0 të Stuttgart, ndërsa edhe në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar këtë të hënë në “Volksparkstadion” ka triumfuar, me rezultatin 1-3.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Kittel në minutën e 6’, miqtë tentuan të reagonin dhe shënuan në minutën e 17’ me Guirassy megjithatë pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Në ndryshim nga fraksioni i parë, pjesa e dytë foli më shumë për Stuttgart dhe në minutën e 48’ Millot gjeti golin e barazimit, teksa në minutën e 64’ po ai do të shënonte dhe do të përmbyste rezultatin, në fund gjithçka u vendos në minutën e 90+7′ me Sila që realizoi golin e tretë për Stuttgart.

Në fund Stuttgart triumfon dhe qëndron në Bundesliga, ndërsa Hamburgut nuk ia del të ngjitet në elitën e futbollit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat